Maqedoni

Delegacioni i deputetëve holandezë për vizitë në Maqedoni

29.02.2016 09:19

Një delegacion nga Komisioni për çështje evropiane i Parlamentit holandez sot do të qëndrojë për vizitë në Republikën e Maqedonisë...

Delegacioni do të takohet me kryetarin e Kuvendit të Republikës së Maqedonisë, Trajko Veljanoski.
 
Paraprakisht, delegacioni do të bisedojë edhe me kryetaren e Komisionit për çështje evropiane Ermira Mehmeti dhe me anëtarët e Komisionit./Mia