Maqedoni
Kuvendi do ta mbajë seancën e 92-të
29.02.2016 09:55
Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 92-të në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve...

Kuvendi i Republikës së Maqedonisë sot do ta mbajë seancën e 92-të në rend dite të së cilës janë ndryshimet dhe plotësimet e ligjeve për siguri të komunikacionit rrugor (me procedurë të shkurtuar e parashtruar nga grupi i deputetëve), për mbrojtje dhe shpëtim, për rrogën minimale në Republikën e Maqedonisë (e parashtruar nga Pavle Trajanov), për partit politike (parashtuar nga Liljana Popovska), për përparimin dhe mbrojtjen e të drejtave të pjesëtarëve të bashkësive që janë më pak se 20 për qind nga banorët e RM-së (parashtruar nga Enes Ibrahim) të gjitha në lexim të parë.
Deputetët do t'i shqyrtojnë edhe ndryshimet e Ligjit për Qeverinë e Republikës së Maqedonis, plotësimet e Ligjit për bujqësi dhe zhvillim rural, të dy në lexim të parë, si dhe informatën për gjendjen e përgjithshme në arsim dhe efektet nga testimin ekstern në arsimin fillor dhe të mesëm, e parashtruar nga një grup i deputetëve.
Në rend dite të seancës janë edhe disa kërkesa për dhënien e interpretimit autentik të neneve të ligjit./Mia
