Maqedoni

Kriza e refugjatëve, rritet numri që presin hyrje në RM

29.02.2016 12:15

Përkeqësohet situata në kufirin grek Idomenia, nga emigrantët të cilët gjatë dy ditëve të fundjavës ka mbërritur në mijëra refugjatë të ardhur nga zonat e luftës nga Lindja e Mesme...

Autoritetet maqedonase lejojnë hyrjen e vetëm 300 refugjatëve në ditë, sepse kuota ditore është e caktuar sipas marrëveshjes.
 
Mediat greke raportojnë se nga kampi i sapo ngritur në Diavata të ishullit Lesbo, mijëra refugjatë në këmbë janë nisur drejt kufirit me Maqedoninë.
 
Në kalimin kufitar presin të kalojnë ende3 mijë refugjatë, shumica nga Siria dhe Iraku, ndërsa kufiri mbyllet në intervale të rregullt. Të shtunën paradite kaluan kufirin 300 refugjatë.
 
Ndërkohë Greqia reagoi  ashpër ndaj vendimeve të konferencës së Ballkanit të mërkurën në Vjenë. Austria dhe vende të tjera në itinerarin ballkanik vendosën të kufizojnë hyrjen e refugjatëve.
 
Athina reagoi me tërheqjen e ambasadores, ndërsa në  takimin e ministrave të Brendshëm në Bruksel zëvendësministri grek përgjegjës për Migracionin, Mouzalas paralajmëroi se edhe Greqia mund të marrë hapa të njëanshëm.
 
Greqia po ashtu ka kërcënuar me veto për bllokimin e subvencioneve agrare të BE-së. Mouzalas bëri një krahasim të situatës me Libanin.
 
“Greqia nuk do të pranojë të kthehet në një Liban në Europë. Ne nuk do të kthehemi në një kamp gjigand për njerëzit, edhe pse na është premtuar ndihmë zemërgjerë financiare". Ndërkohë në kufijtë grek vazhdojnë të vijnë mijëra vetë.