Delegacioni i deputetëve holandez në RM, Mehemeti: Të zgjidhet kontesti dhe të implementohet MO
Një delegacion nga Komisioni për çështje evropiane i Parlamentit holandez i cili po qëndron për vizitë në vend...

Një delegacion nga Komisioni për çështje evropiane i Parlamentit holandez i cili po qëndron për vizitë në vend, ka realizuar takime në Kuvendin republikan me kreun e Kuvendit Trajko Veljanovski si dhe me kryetaren e Komisionit për çështje evropiane Ermira Mehmeti.
Delegacioni gjatë qëndrimit në Maqedoni ka për qëllim të njoftohet më për së afërmi me situatën politike në vend, me krizën politike dhe hapat për zgjidhjen e saj si dhe me kontestin e pa zgjidhur me palën greke rreth emrit.
Pas takimeve kryetarja e komisionit për çështje evropiane Ermira Mehemeti tha se është një shans i mirë për të diskutuar me ata të cilët mbajnë presidencën dhe janë përgjegjës për situatat në Evropë.
Sipas saj ka ardhur momenti që të thyhet bllokada dhe të zgjidhet kontesti me palën greke për emrin, si dhe implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit.
