Show Biz
Dicaprio aktori më i mirë, “Shok” nuk triumfon
29.02.2016 13:12
Më në fund një Oscar për Leonardo DiCaprion. Aktori 41-vjeçar arriti që të rrëmbente çmimin e shumë-dëshiruar prej tij...

Për interpretimin në filmin, ‘The Renevant’, DiCaprio u shpërblye me çmimin “Aktori më i mirë në rolin kryesor”.
Nga ana tjëtër, çmimin aktorja më e mirë e fitoi Brie Larson, për rolin e saj në filmin “Room”.
Në fjalën e saj, ajo falenderoi të gjithë bashkëpuntorët si dhe njerëzit që i kanë qëndruar pranë në karrierën e saj.
Ndërsa Filmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve kosovar gjatë luftës në Kosovë nuk arriti të marrë trofeun si “filmi më i mirë me metrazh të shkurtër” në OSCAR.
Mediat ndërkombëtare dhe shumë kritika shkruanin se “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fortë i filmit “Shok” por që asnjëri prej tyre nuk fituan.
Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”. Çmimi më i rëndësishëm, ai i fotografisë më të mirë, i takoi filmit “Spotlight” të regjizorit Tom McCarthy.
Ky film mposhti dy konkurentë mjaft të fortë siç ishin “The Renevant” dhe “The Big Short”. Cmimi u nda nga një ikonë e kinematografisë siç është Morgan Freeman.
