FSSH me tre shërbime të reja elektronike
Fondi për sigurim shëndetësor i Maqedonisë ka promovuar edhe tre shërbime të reja elektronike...
Që nga sot qytetarët do të mund të lansohen në portalin e Fondit ku do të mund të njoftohet me këto shërbime nëpërmjet të cilave, të siguruarit do mund t’i realizojnë më lehtë të drejtat e tyre.
Këto Shërbime u dedikohen këtyre Kërkesave elektronike,Kërkesë elektronike për t’a realizuar të drejtën e rehabilitimit të specializuar mjekësor, për refundimin e shpenzimeve të transportit,si dhe për refundimin e mejteve për paisjet ortopedike.
Ky shërbim do të jetë në dobi të 4.496 persona të siguruar të cilët në vitin 2015 e kanë shfrytëzuar të drejtën e rehabilitimit të specializuar mjekësor.
“Kërkesa elektronike për refundimin e shpenzimeve të transportit,respektivisht refundimi I mjerteve të paguara dhe shpenzimet e transportit për dializ dhe ushtrimin e shkathtësis të pamurit dëgjimit dhe të folurit,ky shërbim do të jetë në dobi të 230 përsonave të siguruar prej të cilëve në vitin 2015 janë dhënë gjithsej 925 vendime,vlera që ka paguar fondi për refundim e mjeteve të transportit është 741mijë denarë” – deklaroi Orhan Ramadani, drejtor ne FSSH.
Për t’i shfrytëzuar këto shërbime, i siguruari duhet të jetë i regjistruar në portalin e FSSH-së ,të ketë kompjuter me qasje në internet si dhe aparat lexues të kartelës elektronike shëndetësore.
Për informim të saktë dhe të thjeshtësuar sa i përket procedurës dhe mënyrës si duhet të shfrytëzohet shërbimi elektronik, Fondi ka pregaditur video të titruar që shërbenë si udhëzues për shfrytëzimin e shërbimit elektronik. Videot e para veqmë janë të lansuara në web faqen e Fondit. (Gyltene Sinani, TVM2)
