Ekonomi

Çmimi mesatar i energjisë elektrike për amvisëri 5,11 denarë

29.02.2016 15:01

Në gjysmën e dytë të vitit të kaluar çmimi mesatar në pakicë i energjisë elektrike për amvisëri është 5,11 denarë për kilovat orë, shkruan Enti Shtetëror për Statistikë...

Sipas të dhënave të publikuara në krahasim me gjysmën e parë të vitit të kaluar çmimi shënon rritje prej 1,65 për qind.
 
Çmimi mesatar i energjisë elektrike pa tatimin e vlerës së dhënë për industri lëviz prej 3.40 deri në 8.30 denarë në KWh, sipas grupeve të konsumatorëve.
 
Çmimi mesatar i gazit natyror pa tatimin e vlerës së dhënë për industri lëviz prej 17.16 deri në 18.29 denarë në metër kub, sipas grupit të konsumatorëve./mia