Ekonomi

Rritje e qarkullimit në tregtinë me pakicë

29.02.2016 15:07

Qarkullimi në tregtinë me pakicë në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit të kaluar ka shënuar rritje në pjesën me ushqim...

Qarkullimi në tregtinë me pakicë në janar të këtij viti në krahasim me janarin e vitit të kaluar ka shënuar rritje në pjesën me ushqim, pije dhe duhan në mënyrë nominale për 8,6 për qind, ndërsa realisht për 8,9 për qind.
 
Siç publikoi Enti Shtetëtor për Statistikë, qarkullimi me produkte joushqimore, përveç karburantit, ka rritje për 22,8 për qind, ndërsa realisht për 20,3 për qind dhe tek tregtia me pakicë përveç tregtisë me karburante (në mënyrë nominale për 16,2 për qind, ndërsa realisht për 15,5 për qind./mia