Kulturë

“Oscar 2016”: Di Caprio aktori më i mirë, “Shok” nuk triumfon

29.02.2016 15:14

U përmbyll me glamur festa më e madhe kinematografike, ndarja e cmimeve Oscar...

Filmi “Shok” që tregon historinë e dy fëmijëve gjatë luftës në Kosovë, nuk arriti të marrë trofeun si “filmi më i mirë me metrazh të shkurtër”.  
 
Mediat ndërkombëtare dhe shumë kritika shkruanin se “Ave Maria” ishte konkurrenti më i fortë favorit i filmit “Shok” por që asnjëri prej tyre nuk fituan.
 
Kjo kategori u rrëmbye nga Benjamin Cleary dhe Serena Armitage me filmin “Stutterer”. Gjithsesi “Shok” e korri fitoren e tij, u bë filmi I parë shqiptar ndonjëherë I nominuar për Oscar dhe I tregoi gjithë botës të vërtetën e tmerrshme të luftës në Kosovë. 
 
Protagonistët kryesorë të filmit ,  premtojnë se me një bashkëpunim të dytë do të çojnë në Kosovë Oskarin.
 
“Faleminderit të gjithëve që na mbështetët. Jemi të dëshpëruar që nuk mundëm të sillnim Oskar. Dhamë maksimumin. E rëndësishme është se këto ditë mbarë bota foli për Kosovën dhe historitë e Kosovës, kjo është shumë me rëndësi. Do kishim dashur të sillnim dhe trofenë por shpresojmë që herën tjetër ne të tre do e sjellim Oskarin në Kosovë”, thonë ata përmes një video mesazhi.
 
Kjo mbrëmje ka kaluar mjaft mirë për aktorin më të përfolur kur bëhet fjalë për cmimet ‘Oscar”.
 
Më në fund cmimi I madh shkon në duart e Leonardo DiCaprios, 41-vjeçari arriti më në fund  të rrëmbente çmimin e shumë-dëshiruar prej tij.
 
Për interpretimin në filmin, ‘The Renevant’, DiCaprio u shpërblye me çmimin “Aktori më i mirë në rolin kryesor”.
 
Çmimin aktorja më e mirë e fitoi Brie Larson, për rolin e saj në filmin “Room”.
 
Por çmimi më i rëndësishëm, ai i fotografisë më të mirë, i takoi filmit “Spotlight” të regjizorit Tom McCarthy.
 
Ky film mposhti dy konkurentë mjaft të fortë siç ishin “The Renevant” dhe “The Big Short”. 
 
Ja dhe disa nga cmimet e tjera të natës së madhe. 
Aktori më i mirë dytësor- Mark Rylance, “Bridge of Spies”
Aktorja më e mirë dytësore- Alicia Vikander, “The Danish Girl”
Regjisori më i mirë- Alejandro G. Iñárritu me “The Revenant”
Skenari më i mirë – “Spotlight,” by Josh Singer and Tom McCarthy
Filmi i huaj më i mire- “Son of Saul” 
Kolona zanore- “The Hateful Eight”. 
Muzika, kënga origjinale- “Ëriting’s On The Ëall” 
Filmi i shkurtër i animuar- “Bear Story” 
Filmi i animuar- “Inside Out”
 
MIGENA GORENCA