Sportet E Tjera
KM Liria edhe me suksese ndërkombëtare, Sejfullahu I treti në “Petko Sirakov”
29.02.2016 15:46
Pas titujve të fituar dhe rezultateve të shkëlqyeshme në vendin tonë, klubi I mundjes Liria ka vazhduar me arritje dhe medalje edhe në arenën ndërkombëtare...

Kësisoj, nga turniri I fuqishëm për mundës deri në moshën 23 vjece, “Petko Sirakov”, I cili gjatë fundjavës u mbajt në Sofje të Bullgarisë, klubi shkupjan u kthye me një medalje të bronztë dhe një vend të pestë.
Elmedin Sejfullahu, shpresa më e madhe e mundjes së Maqedonisë, në debutimin e këtij turneu, në moshë vetëm 18 vjece, menjëherë arriti deri te medalja, duke e fituar në fund të garave të bronztën, në kategorinë deri më 57 kilogram.
Sejfullau, gjatë ditës së shtunë, regjistroi dy fitore dhe një humbje, me ç`rast në finalen e vogël, u takua me mundësin gjeorgjian Robert Dingashvili, të cilin e mposhti pas një lufte të madhe, me rezultat të ngushtë prej 5-4.
Paraprakisht, në luftën e parë, Sejfullahu u eliminua nga një gjeorgjian tjetër, Teimuraz Vanishvili, që në repasazh, të jetë bindës ndaj vendasit Bajram Shaban dhe me këtë, ti`a hap vetes rrugën drejt medaljes së parë në këtë turnir prestigjioz, I cili organizohet nën ombrellën e Federatës së Bashkuar të Mundjes Botërore (UWW).
Nga ana tjetër, një shpresë tjetër e klubit të Lirisë dhe mundjes së Maqedonisë, Raif Kamberi, fitoi pozitën e pestë, në kategorinë deri më 61 kilogram.
Ngjashëm si Sejfullahu, edhe Kamberi e humbi luftën e parë, nga japonezi Arimoto Shongo, që në garat e repasazhit të fitoj gjeorgjianin Giorgi Kazarishvili.
Në sfidën për medaljen e brozntë, Kamberi ishte kundërshtar mëse I denjë I rumunit Stefan Asan, por në fund nuk ia doli dhe me humbje minimale prej 12-9, u desht të pajtohet me fatin dhe pozitën e pestë.
MUSTAFA ADEMI
