Maqedoni
Vajgel për TVM: Zgjedhjet kredibile, kusht për rekomandim
29.02.2016 16:10
Parlamenti Evropian votoi 270 amendamente të rezolutës për Maqedoninë, por rekomandimi për fillimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë...

Parlamenti Evropian votoi 270 amendamente të rezolutës për Maqedoninë, por rekomandimi për fillimin e bisedimeve mes BE-së dhe Maqedonisë, vazhdon të jetë i kushtëzuar me zgjedhje korrekte e demokratike më 5 qershor.
Raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgel, thotë për TVM, se vendi e humbi një shanc e tani duhet të kapë trenin e radhës.
Shansi i fundit i Maqedonisë për t’ju afruar Unionit, janë zgjedhjet kredibile dhe zbatimi i plotë i Marrëveshjes së Përzhinos, pasi vetëm ato do të tregojnë nëse vendi do të mudn të marrë rekomandim për bisedimet për anëtarësim në BE.
“Vlerësoj se Maqedonia e humbi një shanc , që partitë politike të arrinin konsenzus e të vlerësojnë si prioritet bisedimet për qasje në BE. Një shanc I tillë ishte lëshimi I caktimit të datës për mbajtjen e zgjehdjeve. Mendoj se do të ishte më natyrore të arrihej një konsenzus dhe shpresoj që në të ardhmen do të kenë më shumë sens se cfarë është në interes të shtetit e të qytetarëve tuaj”, shprehet raportuesi për Maqedoninë në PE, Ivo Vajgel.
Sfidat e Maqedonisë nuk përfundojnë, me caktimin e datës dhe mbajtjen e zgjedhjeve, thotë Vajgel duke përkujtuar sevendin e prêt implementimi I reformave të domosdoshme vecanërisht në pjesën e ekonomissë dhe cështjen e mediave.
Këto të fundit sipas tij, duhet të paraqesin pasqyrë kritike të politikëbërjes pra të mos jenë në shërbim të politikës por të qytetarëve.
GAZMEND KURTISHI
