Botë

Basha flet për situatën politike

29.02.2016 16:18

Shefi i opozitës shqiptare Lulzim Basha e ka krahasuar situatën politike me atë të vitit të zymtë 1997, kur gjithcka doli jashtë kontrollit...

Gjatë takimit me aleatët, Basha foli për tre shtyllat kryesore të aksionit opozitar që do të ndërmerret për stabilizimin e situatës.
 
Por pavarësisht kësaj situate, opozita nuk do të bojkotojë. Pak pas përfundimit të takimit me aleatët kreu i Partisë Republikane Fatmir Mediu tha se marrëdhënia aktuale me parlamentin nuk duhet konsideruar si bojkot. 
 
Menjëherë pas mbledhjes me forcat e tjera opozitare, kreu i Partisë Demokrarike, Lulzim Basha është takuar me ambasadorin amrikan në Tiranë, Donald Lu, ku është diskutuar për zbatimin e ligjit të dekriminalizimit si dhe për zhvillimet e fundit politike.
 
LULJETA NDOKA