Maqedoni
MASH dhe Woog memorandum bashkëpunimi, rritja e nivelit të gjuhës angleze përmes lojës
29.02.2016 16:22
Ministria e e arsimit dhe shkences dhe woogi international nga SHBA kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për implementimin e projekteve...

Ministria e e arsimit dhe shkences dhe woogi international nga SHBA kanë nënshkruar memorandum bashkëpunimi për implementimin e projekteve të përbashkëta në arsimin fillor dhe të mësëm.
Ministri i Arsimit Abdylaqim Ademi theksoi se projekti ka për qëllim futjen e një aplikim të projektuar për të rritur niveline njohjes se gjuhës angleze përmes lojës, përmes krijimit të një grupi të përbashkët në lojë duke komunikuar me njeri tjtrin të moshës së njejtë .
“Qëllimi I aplikacionit është qwë nxënësit që në moshë të re të futen në botën e sipërmarrjes me crast struktura e aplikacionit është bërë në disa faza dhe mosha të ndryshme. E njejta shfrytezohet për fëmijët e moshës parashkollore deri në arsimin e mesëmNiveli I gjuhes angleze gjithashtu do të vlerësohet sipas standarteve tesol ku cdo nxënës do të mer diploma”, shprehet ministri i arsimit dhe shkencës Abdylaqim Ademi.
Aplikacioni nga kjo kompani tani më përdoret në disa vendet e SHBA-së Kanada dhe Kinë.
“Është një program e krijuar nga vetë fëmijet përmes lojës mësojnë shumëcka. Ky program është formuar para 8 vite në ameriken veriore. Deri me tani janë regjidstruar më shumë se 2 milion nxënës nga shkolla fillore dhe e mesme dhe janë realizuar më shumë se 200 milion orë të mësimit në internet”, shprehet përfqaqësuesi nga woog international Skot Dau.
Ky projekt është falas për të gjithë nxënësit të cilët do të jenë pjesë e këtij pilot projekti dhe do të zgjasë prej 15 qershorit deri më 31 gusht. Nga maqedonia do të do të konkurojnë 5 shkolla fillore dhe nje shkolle e mesme.
REJHANE BUSHI-METAJ
