Maqedoni

DSK, jashtë mbikqyrjes së Kuvendit

29.02.2016 16:26

Shumica parlamentare dhe opozita akuzojnë njëra tjetrën për mungesë kontrolli mbi DSK-në edhe pse, një gjë të tillë Kuvendi e ka obligim ligjor...

Konformë regullativës ligjore trupat kuvendor që duhet të mbikqyrin punën e DSK-së dhe Agjencisë për zbulim kryesohen nga opozita.
 
Nisur nga ky fakt deputeti i VMRO DPMNE-së, Pavle Sazdov, akuzoi opozitën.
 
“Opozita ka edhe kryetar edhe shumicën që të merr vendime. Dhe në harmoni me rregulloren kanë shumicën që të marrin vendime për të mbykqyr të gjitha organet të cilat duhet t’i mbykqyr. Për fat të keq, kolegu, nuk ka parë të arsyeshme që të shkohet në mbikqyrje nga shtatori, kur është kthyer në Kuvend, e deri më sot”, deklaroi deputeti i VMRO DPMNE-së, Pavle Sazdov.
 
Opozita nuk ka mundur ta bëjë një gjë të tillë pasi ish ministrja e brendëshme Gordana Jankullovska nuk ka mundësuar kontroll përmbajtësor, kundërpërgjigjet deputeti i PRSD-së Goran Misovski.
 
“E dini se si kaloi kryetari pararendës nga ish ministrja e punëve të brendëshme Gordana Jankullovska. Dërgoi katër letra për të bërë mbikqyrje, por përgjigja ishte se mund të vish vetëm si musafyr”, shprehet deputeti i PRSD-së Goran Misovski.
 
DSK si pasuese e “UDB-së” paraqet shtet brenda shtetit, thotë deputeti i PDSh-së, Ernad Fejzullahu, duke shtuar se ky institucion për shqiptarët e Maqedonisë është simbol i së keqes.
 
“Ky komision nuk asnjëlloj qasje në kuadër të asaj drejtorie sepse ajo drejtori sillet si shtet brenda shtetit. Mund ta përgjojë secilin, mund ta survejojë secilin, mund ta ndjek secilin dhe nuk jep llogari aq më parë këtij komisioni që dal nga dalë ka kaluar në komision fiktiv”, thotë deputeti i PDSh-së, Ernad Fejzullahu.
 
Ndryshe, Komisioni për Mbikëqyrjen mbi Zbatimin e Masës së Veçantë Hetuese Ndjekja e Komunikimeve nga Ministria e Punëve të Brendshme, Drejtoria e Policisë Financiare, Drejtoria e Doganave dhe Ministria e Mbrojtjes nuk e miratoi Propozim-raportin për punën e tij në vitin 2015.
 
Deputeti i VMRO DPMNE-së këroi që në raport të përfshihet edhe një pjesë e Raportit të Pribesë gjë që u pranua nga krytetari i këtij komisioni. 
 
SHPËTIM NUREDINI