Maqedoni

Mehmeti në takim me delegacionin holandez, të zgjidhet kontesti dhe implementohet M. e Ohrit

29.02.2016 16:34

Një delegacion nga Komisioni për çështje evropiane i Parlamentit holandez ka realizuar takime me kreun e Kuvendit Trajko Veljanovski...

Një delegacion nga Komisioni për çështje evropiane i Parlamentit holandez ka realizuar takime me kreun e Kuvendit Trajko Veljanovski si dhe me kryetaren e Komisionit për çështje evropiane Ermira Mehmeti.  
 
Pas takimit kryetarja e komisionit për çështje evropiane Ermira Mehemeti tha se është një shans i mirë për të diskutuar me ata të cilët mbajnë presidencën dhe janë përgjegjës për situatat në Evropë.
 
Sipas saj ka ardhur momenti që të thyhet bllokada dhe të zgjidhet kontesti me palën greke për emrin, si dhe implementimi i tërësishëm i Marrëveshjes së Ohrit.