Maqedoni
Ndërroi jetë gazetarja e TVM1, Marija Petkovska
29.02.2016 10:35
Ka ndërruar jetë mbrëmë në moshën 40 vjecare, gazetarja e TVM 1, Marija Petkovska...

Ajo u bë e njohur për publikun maqedonas të kanalit të parë të servisit public, me bllokun e lajmeve nga bota të cilin e përgatiste cdo ditë për edicionet qëndrore informative.
TVM humbi një profesioniste dhe një njeri të mirë.
Vdekja e saj ishte një shok I vërtetë për të gjithë të punësuarit të servisin public, edhe për shkak të faktit se Marija mbrëmë ishte kujdestare në lajme deri në ditarin e fundit.
Vdiq papritmas nga një sulm në tru. TVM 2 ngushëlloj familjen Petkovska dhe kolegët e servisit të parë për këtë humbje të rëndë.
