Konferenca “Për një Maqedoni demokratike”; Zaev: Zgjedhjet e ardhshme, kyçe për vendin

29.02.2016 16:37

Bazat kryesore për një vend demokratik janë zgjedhjet fer të lira dhe demokratike...

Procesi i zgjedhjeve duhet të jetë demokratik edhe gjatë fushatës zgjedhore. Kështu deklaroi kryetari i LSDM-së,  Zoran Zoev, në konferencën ndërkombëtare për sigurimin e parakushteve për një Maqedoni demokratike.

Sipas tij, vendi i Maqedonisë është në BE, kraha për krah me fqinjët, por një Maqedoni dinjitoze dhe demokratike sikur ajo e cila në vitin 2006 e morri statusin e vendit kandidat, deklaron Zaev.

“Nuk ka institucion ku njeriu mund të ankohet, nuk ka drejtësi, nuk ka përgjegjësi nga qeveria se si harxhohen paratë e qytetarë, nuk ka zë, nuk ka media që do të informojë për gjithë këto gjëra! Cka ka? Ka  kërcënim, presion, kushtëzime, je apo sje përkrahës i qeverisë, në çdo kohë mund të dënohesh me para,  me burg, të të pushojnë nga puna, apo kushtëzime familjare”, shprehet kryetari i LSDM-së, Zoran Zaev.

Në qoftë se vendi dëshiron të dalë nga kriza gati dyvjeçare, duhet patjetër t’a implementojë marrëveshjen e Përzhinës në tërësi, e cila mëtej do të shërbejë si indeks për vlerësimin e vendit për hapa të mëtutjeshme për integrim, thonë nga grupacioni i socialistëve evropjan.

“Sot ne laburistët përfaqsuesit nga e gjithë evropa, jemi këtu për të sjell një mesazh: Ju nuk jeni vetëm, dhe ajo që kërkojmë nga qeveritarët dhe qeveria  është që ta implementojnë Marrëveshjen e Përzhinës, që do me thënë dy elementët që ju mungojnë, pastrami i listës zgjedhore dhe reformat në media patjetër të realizohen. Në bazë të këtyre pikave, BE-ja do ta vlerësojnë ecurinë e zgjedhjeve”, shprehet Kryetar i Grupacionit  te Socialistëve evropjan Sergej Stanisev.

Populli  i Maqedonisë duhet të jetë i lirë se kujt duhet t’ia besoj votën dhe pikërisht tani vendi gjendet përpara një momenti të rëndësishëm se çfarë rruge do të hap ne te ardhmen,  u theksua në konferencën ndërkombëtare të organizuar nga Intituti Progres dhe Partia e Socilasitëve evropjan. (Nermin Mulaki – Fejzullahu, TVM2)