Maqedoni
Protestë para kushtetueses, qytetarët me letra higjienike kundër gjykatës
29.02.2016 17:05
Edhe sot protesta përpara Gjykatës Kushtetuese në kundështim të vendimit të fundit të kësaj gjykate për të shqyrtuar faljen e të dënuarve për mashtrime zgjedhore...

Qytetarët e pakënaqur nga vendimi i Gjykatës Kushtetuese, kanë gjuajtur me letra tualeti në drejtim të godinës së gjykatës.
Protestuesit kërkuan të tërhiqet vendimi që presidenti të mund të falë manipuluesit zgjedhorë. “Dorëheqje”, “Shtet mafijozësh”, “Shtet partiak”, “Banditë”, ishin thirrjet e protestuesve drejtuar gjykatësve që votuan pro ligjit që i lejon presidentit të falë jo vetëm pedofilët por edhe mashtruesit zgjedhorë.
Protesta kaloi e qetë.
