Maqedoni

Incident në kufirin Maqedoni – Greqi, refugjatët lëndojnë një polic

29.02.2016 17:24

Po vështirsohet situata me krizën e refugjatëve në kufirin jugor Greqi-Maqedoni...

Një polic është i lënduar pasi një grup refugjatësh tentuan të rrëzojnë gardhin kufitar në Idomeni dhe të hyjnë ilegalisht në Maqedoni.
 
Incidenti ka ndodhur rreth orës 11 ku mijra refugjatë kanë nisur të hedhin gurr dhe gjësende të forta në drejtim të policiës.
 
MPB e Maqedonisë ka arritur të pengojë hyrjen ilegale e refugjatëve duke përdorur gaz lotësjellës.
 
Numri i refugjatëve të “bllokuar” në zonën ndërkufitare mes këto dy vende është në rritje e sipër dhe sipas informatave të fundit aty janë rreth 7 mijë refugjatë që presin të vazhdojnë tranzitimin e tyre në Evropë.
 
Autoritet greke paralajmërojnë se deri në fund të kësaj jave ky numër mund të arrijë deri më 70 mijë refugjatë, gjë që mund të paralizojë gjithë rajonin. 
 
“Ju lutem hapeni kufijt në emër të fëmijëve që kemi me vete. Këtu gjithënjë e më shumë po mbushet me njerëz dhe nuk ka më vend dhe tenda për të strehuar këtu”, shprehet refugjati.
 
“Dua të jetojmë të sigurt dhe pa kërcenime asjgjë më tepër“, theksoi refugjati.
 
Ndërkohë qendrat për pranimin e refugjatëve në Gjevgjeli dhe Tabanocë janë të stërmbushura me refugjatë. Maqedonia ka reduktuar numrin e refugjatëve të cilat lëshohen për të tranzituar përmes Maqedonisë.
 
Autoritet e vendit pranojnë se situata është shumë serioze dhe e vështir për tu menaxhuar, por thonë se deri në këto momente gjithçka është nën kontroll.      
                                                   
“Kemi marr një qendrim se në Republikën e Maqedonisë hyrja dhe dalja të jetë e  balansuar që do të thotë të hyjnë  aq sa do dalin prej Republikës së Maqedonisë, për ndryshe nuk guxojmë a sesi të krijojmë të koncetrim të refugjatëve brenda këtyre dy qendrave. Këto politika nuk i bëjmë kokë të vete por përkundrazi janë politika të koordinuara me politikat e rrutës ballkanike e mbi gjitha politika e Unionit Evropian”, shprehet drejtoresha e qendrës për menaxhimin me kriza  Suzana Saliu.
 
Kapacitet e Maqedonisë për të menaxhuar krizën e  refugjatëve janë të kufizuara dhe nuk premtojnë në të ardhmen zgjerim i kampeve egzistuese për pranimin e refugjatëve, thotë Saliu.
 
“Qendrat për pranimin e refugjatëve në Maqedoni janë të ndërtuara për qendrim ditor të refugjatëve, qendrim tranzit për qendrim eventual deri në 72 orë, ashtu siç parasheh ligji, kapacitet të tjera dhe rezerve Republika e Maqedonisë nuk ka ndërment të ndërtojë sepse nuk ka mundësi dhe nuk mund të dalim përtej mundësive”, shprehet drejtoresha e qendrës për menaxhimin me kriza  Suzana Saliu. 
 
Grumbullimi i refugjatëve në zonën ndërkufitare Maqedoni- Greqi u shkaktua si pasojë e reduktimit të kuotës së pranimit të refugjatëve në Evropë.
 
Në nivel ditor në Maqedoni lëshohen rreth 500 refugjatë për të transituar përmes Maqedonisë. 
 
REXHEP QAMILI