Maqedoni

KSHZ: Nis kryqëzimi i të dhenave për regjistrin zgjedhorë

29.02.2016 17:36

Pas standardizimit të të dhënave ekspertët e angazhuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë filluar me kontrollin e kryqëzuar të të dhënave...

Pas standardizimit të të dhënave ekspertët e angazhuar në Komisionin Shtetëror të Zgjedhjeve kanë filluar me kontrollin e kryqëzuar të të dhënave të pranuara nga dhjetë bazat e instuticioneve relevante shtetërore për pastrimin e regjistrit zgjedhorë, njoftoi nënkryetari i KSHZ-së – Rexhep Prekopuca.
 
Kryqëzimi i të dhënave përbën fazën e dytë, dhe pritet të zgjasë shtatë deri në dhjetë ditë.  Në këtë proces sipas metodologjisë së punës që ka miratuar KSHZ do të krahasohen të dhënat nga Ministria e punëve të brendshme me ato të Fondit të sigurimit shëndetësor, Agjencisë për punësim, Fondit të sigurimit pensional dhe invalidor, Agjencisë për kadastër, Ministrisë së bujqësisë, Ministrisë së punës dhe politikës sociale, Drejtorisë për udhëheqjen e librave amë, Regjistrit qendror të RM-së, Bankës popullore dhe Drejtorisë për të hyra publike.
 
Pas përfundimit të kryqëzimit të të dhënave, ekspertët do të duhet që t’ju paraqesin raportin e punës së tyre anëtarëve të Komisionit Shtetrorë të Zgjedhjeve dhe më pas sipas metodologjisë hapet rruga për kontrolle në teren.
 
Pastrimi i regjistrit zgjedhorë pritet të përfundojë me 17 prill, ndërkaq lista e vouesve të përmbyllet përafërsisht deri më 7 maj.
 
Sipas të dhënave të fundit në Maqedoni janë të regjistruar diçka më shumë se 1.800.000 votues.
 
NAIM RAMADANI