OEM, ndërtimtaria degë udhëheqëse afariste

29.02.2016 17:38

Ndërtimtaria momentalisht është një prej degëve udhëheqëse afariste, me rritje më të madhe, dhe shtysës i ekonomisë vendore...

Në konferencen për shtyp në Odën Ekonomike te mbajtur sot u theksua se  tre muajt e parë të vitit ndërtimtaria ka realizuar 35,4 milionë denarë që është rritje prej 11,7 për qind në krahasim me vitin 2014. Ndërsa pritet rritje e numrit të të punësuarve jo vetëm në kompanitë e mëdha ndërtimroe, por edhe në ato më të voglat, theksoi kryetari I Shoqatës së ndërtimtarisë Andrea Serafimovski.

"Është evidente se krijojmë kuadër të aftësuar për realizim të projekteve të mëdha infrastrukturore që deri më tani nuk ishte rast. Kompanitë tanimë disponojnë edhe me pajisje bashkëkohore, në nivel shumë të lartë teknik. Për shkak të projekteve të paralajmëruara, ndërtimi i autostradave Shkup - Bllacë dhe Gostivar - Kërçovë, si dhe rehabilitimi i rrugëve Koçan - Dellçevë, Shtip - Milladinoc, Kumanovë - kufiri bullgar, prej të cilëve një pjesë janë filluar, ndërsa të tjerat së shpejti do të fillojë, presim ndoshta edhe importimin e punëtorëve nga vendet e huaja" – tha kryetari i Shoqatës së ndërtimtarisë, Andrea Serafimovski.

Sipas tij,edhe pse vendi eshte ne situate te palakmueshme politike  nuk pritet ulje e intensitetit të ndërtimit , ndërsa trendi i shënuar negativ i aktiviteteve ndërtimore të Maqedonisë jashtë, janë kryesisht rezultat i angazhimit të madh në shtëpi.

Nga  tëdhënat t fundit statistikore, Marija Petroska nga Oda Ekonomike theksoi se ndërtimtaria shënon rritje në të gjithë segmentet  ndërtim i ulët dhe i lartë, infrastrukturë, ndërtim i banesave, potencon rritjen edhe  BPV, nga 4,9 për qind në vitin 2008 në 6,4 për qind në vitin 2014.

Në vit ndërtohen nga rreth 5.500 deri në 6.000 banesa, ndërsa shumë pak prej tyre mbeten të pablera. (Gazmend Rexhepi, TVM2)