Skenë horror në Moskë, një grua shëtit me kokën e prerë të një fëmije
Një skenë horror ka tronditur banorët e Moskës këtë mëngjes...

Një grua ka mbërritur në një stacion metroje në qendër të kryeqytetit rus, duke mbajtur në dorë një kokë njeriu të prerë dhe duke bërtitur “Zoti është I madh”.
Gruaja ishte e veshur me të zeza dhe kërcënonte se do të hidhej në erë. Stacioni u rrethua dhe gruaja u bllokua nga agjentët e policisë, të cilët i vunë pranga.
Sipas mediave ruse, koka që gruaja mbante në dorë i përkiste një fëmije, vajzë, e identifikuar me emrin Nastya M. Në mëngjes, agjentët ishin thirrur për një zjarr në një godinë dhe kishin gjetur trupin pa kokë të fëmijës, e moshës 3-4 vjeç. Mediat ruse raportojnë se, gruaja i kishte vënë zjarrin apartamentit ku po kurohej e mitura, pasi i kishte prerë kokën.
Motivet e veprimit të saj janë ende të paqarta.
Prindërit e fëmijës kishin dalë bashkë me djalin e madh. Skuadrat e shpëtimit arritën të shpëtonin katër persona nga flakët.
Një burim policor deklaroi pak më vonë se gruaja është arrestuar për shkak të “vrasjes brutale”.
