Botë
KB: Ekziston rrezik që mijëra njerëz në Siri të vdesin nga uria
29.02.2016 20:15
Mijëra njerëz mund të vdesin nga uria në qytetet dhe fshatrat e okupuar siriane, deri te të cilat organizatat humanitare...

Mijëra njerëz mund të vdesin nga uria në qytetet dhe fshatrat e okupuar siriane, deri te të cilat organizatat humanitare nuk mund të dërgojnë ndihmë, paralajmëroi sot komisari i lartë i KB-së për të drejtat e njeriut, Zeid Rad Al Husein.
Në fjalimin e sesionit pranveror të Këshillit për të drejtat e njeriut të KB-së në Gjenevë, ai theksoi se 450.000 njerëz për momentin janë të robëruar në qytetet dhe fshatrat e okupuar në Siri, disa prej tyre madje edhe nga disa vite, si dhe dërgesa e ushqimit, ilaçeve dhe ndihma tjetër humanitare shpesh herë është penguar.
Al Husein shtoi edhe se së paku 10 spitale dhe institucione tjera shëndetësore janë dëmtuar ose shkatërruar këtë vit në sulmet ajrore në Siri.
Në vend sot janë dorëzuar dërgesat e para të ndihmës humanitare nga fillimi i armëpushimit.
"Për herë të parë nga fillimi i armëpushimit, dhjetëra kamionë me pelena për foshnje, mjete higjienike sot kanë hyrë në Muadamijat ash Sham, qytet kryengritës nën rrethojë të armatës së regjimit sirian, në jugperëndim të Damaskut", deklaroi përfaqësuesi i Kryqit të Kuq, Muhamad al Asadi.
Gjatë ditës priten edhe 41 kamionë tjerë të cilat duhet të dërgojnë ndihmë.
Paraprakisht sot, sekretari i përgjithshëm i KB-së, Ban Ki-mun theksoi se armëpushimi respektohet, edhe pse janë regjistruar "incidente të ndara"./mia
