Botë

Pakistan, ekzekutohet me varje polici që vrau guvernatorin

29.02.2016 20:47

Pakistani dënoi me varje ish-policin që shërbente si truproja e guvernatorit të Punxhabit...

Pakistani dënoi me varje ish-policin që shërbente si truproja e guvernatorit të Punxhabit, të cilin e qëlloi për vdekje për shkak të kundërshtisë së tij ndaj ligjeve të blasfemisë.
 
Vrasja e Salman Taseer 5 vjet më parë në Islamabad tronditi mbarë vendin. Mumtaz 
 
Qadri, një ish-polic, u përshëndet si hero nga disa grupe islamike dhe në krah të tij dolën asokohe me mijëra aktivistë të linjës së ashpër./Top Channel