Maqedoni

Mjegull në Strazhë-Mavrovë dhe Lisec-Kodra e Diellit

29.02.2016 22:00

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni zhvillohet pa ndalesa, vende-vende nëpër rrugë të lagështa...

Mjegull me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra ka në rrugën Strazhë-Mavrovë dhe në rrugën Lisec-Kodra e Diellit.
 
LAMM rekomandon kujdes të jashtëzakonshëm në drejtimin e automjetit, shpejtësi të adaptuar në lëvizje, respektim i sinjalizimit të vendosur rrugor.
 
Kujdes i veçantë, është i nevojshëm në pjesët të cilat kalojnë nëpër grykat malore, veçanërisht në akset rrugore Katllanovë - Veles, Mavrovë - Dibër - Strugë, Gostivar - Mavrovë, Strazhë, Demir Kapi - Udovë, Vinicë - Berovë dhe Resnjë-Bukovë ku mund të paraqiten shembje të vogla të dheut./mia