Maqedoni
Mot me vranësira të ndryshueshme dhe me erë, si dhe me reshje lokale të shiut
01.03.2016 09:03
Moti në Maqedoni do të jetë me vranësira të ndryshueshme me më shumë periudha të diellit...

Reshje lokale të shiut janë të mundura në orët e paradites në pjesët lindore të vendit. Gjatë ditës së nesërme era do të jetë e dobët deri mesatare dhe kryesisht nga drejtimi jugperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të lëviz prej gjashtë deri 12, ndërsa ajo e ditës prej 13 deri 19 gradë Celsius.
Në Shkup do të mbisundojë mot me diell me vranësira mesatare dhe me erë të dobët deri mesatare kryesisht nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri 10, ndërsa ajo e ditës do të rritet deri 17 gradë.
Edhe në ditët në vijim vazhdon periudha e motit me vranësira të ndryshueshme me reshje të kohëpaskohshme të shiut dhe me erë mesatare, ndërsa në disa pjesë edhe erë e përforcuar nga drejtimi jugor.
Temperatura e ditës deri të enjten nuk do të ndryshojë shumë. ndërsa të premten shënon ulje./Mia
