Botë
Ohio-SHBA të shtëna në një shkollë , 4 të lënduar
01.03.2016 09:18
Një 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në restorantin e një shkolle në Ohajo të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Nga të dhënat e para raportohet për katër nxënës të plagosur, por që fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.
Autoritetet kanë bërë të ditur se 14-vjeçari autor i sulmit ishte nxënës në këtë shkollë, ndërsa u kap nga policia me ndihmën edhe të një qeni.
Ai nuk i ka bërë ta ditura motivet për të qëlluar me armë në ambientet e shkollës, ku për pasojë plagosi 4 bashkëmoshatar të tij.
Nxënësit ishin duke ngrënë në momentin që 14 vjeçari nisi të qëllojë, ndërsa shprehen se ishte një skenë kaotike dhe ndodhi shumë shpejt.
