Francë, përplasje mes forcave të rendit dhe migrantëve
Kampet e refugjatëve në Francë gjatë mbrëmjes jane shëndruar në arenë të dhunës....

Ekipet e ndërhyrjes së shpejtë te autoriteteve në qytetin-port të Kalaisit në Francë filluan çmontimin e Kampeve që njohen si “Xhungël”qe përmbanin numer te madh te migrantesh.
Vendimi ka hasur kundërshtime të shumta të migrantëve, të cilët kanë ndërtuar një jetë normale në çadrat e improvizuara.
Gjatë natës forcat policore franceze hodhën gaz lotsjellës kundër emigrantëve, ndërsa këta të fundit i janë kundërpërgjigjur me hedhjen e gurve dhe gjësendeve të forta.
Autoritetet franceze deklarojnë se ata duhet të transferohen në kontenierët të posaçëm në një zonë tjetër të qytetit. Kampi ndodhet në afërsi të kufirit me Britaninë dhe shumë prej emigrantëve shpresojnë të shkojnë përtej kufirit.
Mediat ndërkombëtare deklarojnë se emigrantët shfrytëzuan errësirën dhe u përpoqën ti vinin zjarrin kamionëve që udhëtonin drejt portit që lidh Francën me Britaninë e Madhe.
Numër I madh i Emigrantëve që jetonin në kamp janë kryesisht nga Lindja e Mesme, Afganistani dhe Afrika. Nga autoritetet Franceze deklarojnë se rreth 1 mijë migrantë do të preken nga ky plan evakuimi.
GAZMEND REXHEPI
