Maqedoni
Në rrethinën e Dibrës 98 për qind të fëmijëve janë përfshirë me imunizim të detyrueshëm
01.03.2016 09:41
Dibra është në vendin më të lartë në vend kur bëhet fjalë për përfshirjen e fëmijëve me imunizim të detyrueshëm...

Me të janë përfshirë 98 për qind të fëmijëve dhe kjo përqindje e lartë është e pranishme tashmë disa vite me radhë.
Sipas Lulzim Strikçanit, drejtor i Shtëpisë së Shëndetit në korniza të së cilës vepron shërbimi i vaksinimit, e cila e mbulon edhe komunën Qendra Zhupa, e njëjta mund të merret si shembull edhe për qytetet më të mëdha, siç është Shkupi, Tetova, Gostivari...
Me lindjen e fëmijëve, thotë ai, prindërit menjëherë lajmërohen në entin e shërbimin dhe marrin karton për vaksinim dhe rreptësisht i respektojnë datat për këtë./Mia
