Maqedoni

Mjegull në rrugën Lisec - Kodra e Diellit

01.03.2016 09:55

Mjegull me dukshmëri prej 30 deri në 50 metra ka në aksin rrugor Lisec-Kodra e Diellit, njoftojnë sot në mëngjes nga Lidhja Auto Moto e Maqedonisë...

Komunikacioni në të gjitha rrugët shtetërore në Maqedoni po zhvillohet pa pengesa, në rrugë të lagështa.
 
Intensiteti i komunikacionit në akset rrugore jashtë mjediseve urbane është mesatar.
 
Në vendkalimet kufitare nga ana e Maqedonisë nuk ka pritje të gjata për hyrje dhe dalje nga vendi./Mia