Maqedoni

Xhon Keri: Kriza e refugjatëve në Evropë është “sfidë globale”

01.03.2016 11:52

SHBA-ja e konsideron eksod, krizën e refugjatëve nga Lindja e Afërt në Evropë, deklaroi sekretari amerikan i shtetit Xhon Keri dhe vlerëson se kriza paraqet "sfidë globale"...

"Ky nuk është problem i dikujt tjetër. Ky është test për të gjithë ne", theksoi Keri në Uashington në konferencën e përbashkët për shtyp me ministrin gjerman të Punëve të Jashtme Frank Volter Shtajnmaer.
 
SHBA-ja konsideron se kriza e refugjatëve është problem global, sqaroi Keri, duke theksuar se "goditjen të parët e kanë ndjerë Jordania, Libani dhe Turqia".
 
"Ata morën një barë të jashtëzakonshme nga lufta e cila zgjat më shumë se katër vjet", tha Keri.
 
Keri theksoi se prioritet është angazhimi për gjetjen e zgjidhjes politike në Siri me qëllim që t'i jepet fund luftës në Siri dhe të ndërpritet fluksi i refugjatëve.