Maqedoni

Parlamenti evropian miratoi rezolutën e Vajgëllit për Maqedoninë

01.03.2016 11:55

Me 42 vota pro dhe 9 kundër, Komiteti për punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, miratoi rezolutën për Maqedoninë...

Në propozimin e raportuesit Ivo Vajgëll, Rezoluta përmban rekomandim të kushtëzuar nga Këshilli Evropian për hapjen e negociatave për anëtarësim në Bashkimin Evropian.
 
Rekomandimi i kushtëzuar varet nga përfundimi i krizës politike me organizimin e zgjedhjeve të suksesshme më 5 qershor.
 
Kjo Rezolutë i referohet raportit të progresit për Maqedoninë, që para fundit të vitit të kaluar e dorëzoi Komisioni Evropian.
 
Për Rezolutën që e votoi Komiteti për Punë të Jashtme i Parlamentit Evropian, në takimin e radhës në Strasburg do të votojë e gjithë përbërja e Parlamentit Evropian në seancë plenare.
 
GAZMEND KURTISHI