Basketboll

Kthehet James, kthehen fitoret për Cleveland

01.03.2016 12:51

Pas 2 humbjesh radhazi Cleveland Cavaliers rikthehet te fitorja në Nba...

Në Quicken Loans Arena në Ohio skuadra e trajnerit Tyron Lue iu fal mbretit James për të mposhtur Indiana Pacers me shifrat përfundimtare 100-96.
 
33 pikë 4 asiste dhe 5 topa të kontrolluar poshtë ishin këto stastistikat e Lebron i cili duket se ka rigjetur formën e tij më të mirë.
 
Për të evituar disfatën e tretë rresht dhe të 29-tën në këtë sezon, Indianës nuk i mjaftuan 28 pikët e Monta Ellis dhe 23 të tjera të realizuara nga Paul George.
 
Një ndeshje me të vërtetë spektakolare u zhvillua në Kaliforni me Oklahoma City Thunder që triumfoi në transfertë përballë Sacramento Kings me rezultatin 131-116.
 
DaMarcus Cousins zhvilloi një paraqitje fantastike duke koleksionuar në total 35 pikë, 12 rebound dhe 3 asiste por pavarsisht kësaj Sacramento doli e mundur nga Sleep Train Arena.
 
Për meritë edhe të Kevin Durant që e mbylli ndeshjen me 27 pikë të shënuara Oklahoma City Thunder regjistroi suksesin e 42-të sezonal.
 
Bie sërish Houston Rockets. Jabari Parker me 36 pikët e tij udhëhoqi Milëaukee Bucks drejt një fitoreje me shifrat 128-121 ndaj formacionit teksan. Për skuadrën e trajnerit Jason Kidd ky është një sukses që vjen në një moment shumë të rëndësishëm të sezonit dhe që ngjall shpresat e Milëaukee-it për një kualifikim të mundshëm në fazën play-off.
 
Vijon momenti pozitiv për  Boston Celtics. 17-herë kampionët e Nba kaluan në shtëpi Utah Jazz me rezultatin 100-95 duke blinduar vendin e 3-të në konferencën e Lindjes. Më i miri për skuadrën nga Massacussets në sfidën e TD Garden rezultoi Croëder me 22 pikë.