Maqedoni

Këshilli për eurointegrime në ASHAM, bashkëpunim mes shkencës dhe politikës

01.03.2016 13:22

Me iniciativë të Sekretariatit për Cështje europiane, në ASHAM u themelua këshilli për eurointegrime...

Ky këshill pritet ti japë përkrahje ekzekutivit nga niveli më i lartë shkencor, dhe do të krijojë mundësinë e bashkëpunimit mes shkencës dhe politikës. Dalja nga kriza politike mund të bëhet vetëm përmes përforcimit të rrugës eurointegruese, theksojnë akademikët.
 
“Ky bashkëpunim do të sjellë dobi të mëdha ngase qytetarët e mbështetin integrimin në BE dhe kur do të hapen kapitujt për asquis communitare do të duhet shumë dije dhe në një kuptim do ta përfshijë shkencën në këto procese të rëndësishme”, tha Taki Fiti, kryetar i ASHAM–it.
 
“Problemet me të cilat ballafaqohet Maqedonia në rrugën e saj të tranzicionit janë shumë të rënda, e nuk mund të lihen vetëm  në dorë të vullnetit politik apo në dorë të vendimeve politike. Të gjitha hapat kërkojnë analiza serioze, analiza shkencore, secili sistem ligjor duhet të ketë një analizë serioze, prognozë se cfarë efekti do të ket një ligj i caktuar”, tha Vlado Kambovski, ASHAM.
 
Rruga e eurointegrimeve kërkon një bashkëpunim shumëdimensional shoqëror, me qëllim që në mënyrë të perbashkët të investojmë për të ardhmen e vendit, thekson zv.kryeminsitri për eurointegrime Fatmir Besimi.
 
“Në këtë mënyrë në qasje ikluzive duke I përfshira të gjitha institucionet, spektrin shoqëror duke u nisur nga adminstrata, shkenca dhe sektori civil të gjithë të japin kontributin e tyre për një cilësi më të madhe në procesin e integrimeve evropjane pasi është një process mjaft kompleks I cili kërkon një qasje multidisiplinare”, tha Fatmir Besimi, Zv.kryeminsitër për eurointegrime.
 
Ndërkaq, i pyetur për Iniciativën  për faljen e manipulimeve zgjedhore  dhe  për cështjen e mediave,  Besimi tha se për të gjitha problemet në vend Maqedonia ka rekomandim dhe udhëzime se si duhet të veprojë,   me qëllim që vendi të dalë nga kriza politike  dhe të marrë raport pozitiv nga BE. 
 
NERMIN MULAKI-FEJZULLAHU