Maqedoni
Situata në kufirin Maqedoni – Greqi, KE: Për krizën duhet zgjidhje evropiane
01.03.2016 14:17
Komisioni Evropian vlerëson se Republika e Maqedonisë ka të drejtë ta mbrojë kufirin nga kalimet ilegale...

Zëdhënësi i Komisionit Evropian, Margaritas Shinas në emër të Qeverisë joformale të Bashkimit Evropian, me porosi tek vendet e rutës Ballkanike të mos ndërrmarin veprime të njëanshme, pasi për këtë krizë, duhet zgjidhje evropiane.
"Komisioni evropian është i shqetësuar nga pamjet e djeshme në kufirin Maqedoni - Greqi. Sigurisht që mbrojtja e kufijve është detyrë dhe punë e brendëshme të IJRM-së, por pamjet që i pamë dje janë konfirmim se zgjidhje e vetme për krizën, është një zgjidhje kolektive, një zgjidhje evropiane. Të gjitha masat që ndërmerren për kontrollin e kufijve nuk duhet të jenë në korniza të ambicieve të vecanta të vendeve dhe arsyeshmërinë e tyre për të mborjtur kufijtë. Por të gjitha masat nëpër kufij që merren duhet të jenë sipas të drejtës ndërkombëtare dhe evropiane", deklaron Shinas.
