Reforma në drejtësi, sipas Metës e Gjoshës

01.03.2016 14:36

Reforma në drejtësi është kthyer në shqetësimin kryesor të politikës shqiptare javët e fundit...

Kryetari i Kuvendit të Shqipërisë Ilir Meta, u bëri thirrje palëve politike që të arrijnë consensus dhe të fillojnë sa më shpejt nga puna për realizomin e kësaj reforme.

Nëse palët e lexojnë ndryshe  draftin e komisionit të venecias, sipas tij, palët politike mund t’i drejtohen Organizmave ndërkombëtarë për interpretim.

Domosdoshmërinë për miratimin e reformës për drejtësi, e ka shprehur edhe ministrja e integrimit Klajda Gjosha në Bruksel, pasi ka takuar funksionarë të lartë të Bashkimit Evropian.

Pak ditë më parë, kreu i Kuvendit Ilir Meta tha se Reforma në Drejtësi do të miratohet brenda muajit mars, në bazë të rekomandimeve të ndërkombëtarëve. Ky është një lajm i mirë po të kemi parasysh se korrupsioni në drejtësi konsiderohet si problemet thelbësore në Shqipëri.(Luljeta Ndoka, TVM2)