Ahmeti të enjten në prokurorinë speciale, BDI: Është ftuar si dëshmitar për rastin “Cosmos”
Lideri i BDI-së Ali Ahmeti, do të paraqitet të enjten para prokurorëve të ekipit të Katica Janevës, në cilësinë e dëshmitarit...

Ftesa është konfirmuar edhe nga kabineti i Ahmetit , nga I cili konfrimojnë se lideri I BDI-së është ftuar nga prokuroria speciale si dëshmityar në rastin "Kosmos".
Sipas kabinetit të liderit të BDI-së, Ahmeti gjithmonë është I gatishëm të kontribuojë në zbardhjne e të gjitha rasteve të kundërligjshme, pasi BDI është mbështetëse e fuqishme e punës së Prokurorisë Speciale Publike.
“BDI dhe kryetari i saj Ali Ahmeti janë mbështetës të fuqishëm të punës ligjore, transparente, të paanshme dhe pa paragjykime etnike, fetare, partiake apo politike të Prokurorisë Publike Speciale. Javën e kaluar, Ahmeti ka pranuar ftesë në cilësinë e dëshmitarit nga ana e Prokurorisë Speciale dhe pa dyshim qe ai do të respektojë obligimin e tij qytetar në përkrahje të institucioneve të pavarura”, thuhet në njoftimin për media të kabinetit të kreut të BDI-së.
Deri tani prokuroria speciale ka ngritur 8 paditë e para hetimore , duke kërkuar madje edhe paraburgim për 8 persona për rastin “Titanik”, që ka të bëjë me manipulimet zgjedhore. Por për të 8 këta persona, Gjykata Themelore Shkupi 1 refuzoi kërkesën e Speciales dhe i la të lirë.
Në mesin e të akuzuarve nga ekipi i Janevës, ishin ish-ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe ish-ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Mile Janakievski, si dhe ish-sekretari i Përgjithshëm i Qeverisë, Kiril Bozhinovski bashkë me kreun e komunës së ustecit, Edmond Temelko.
