BDI, komisioni kundër kryqit në Butel, prish marrëdheniet ndërfetare dhe ndëretnike
Kryesia qëndrore e BDI-së në mbledhjen e fundit, ka dënuar vendimin e Këshillit Komunal të Butelit për vendosjen e kryqit, të cilin BDI e ka cilësuar si vendimin joligjor dhe provokues, pasi bëhet fjalë për hapësirën publike në një komunë multietnike dhe multifetare....

Një vendim i tillë "i fshehtë" do t’i prishë marrëdheniet ndërfetare, me potencial të lartë për të krijuar konflikt permanent mes qytetarëve, thonë nga partia e Ahmetit.
Me qëllim të tejkalimit të kësaj situate, BDI formoi një komision të cilin do ta koordinojë nënkryetari i partisë, Izet Mexhiti.
Ky komision do t’i takojë të gjitha instancat vendore dhe ndërkombëtare për të spjeguar rrezikun nga vendimet e tilla aventureske; do të ndërmarrë të gjitha masat juridike për ta shfuqizuar vendimin joligjor dhe për të mos lejuar prishjen e raporteve ndëretnike dhe ndërfetare përmes provokimeve të tilla të ulëta, për të cilat jemi të sigurt se nuk do të mund të kenë sukses, njoftojnë nga Sekretariati për informim në BDI.
