Ekonomi
Panairi i ndërtimtarisë, Stavrevski: Ndërtimtaria shtyll e ekonomisë
01.03.2016 17:02
Për 13 herë me rradhë është hapur panairi i ndërtimtarisë dhe patundëshmërive në Shkup, në të cilën do të prezentohen 110 kompani të ndërtimtarisë dhe hapsira ndërtimi në 14 komuna...

Këtë vitë do të ofrohen mbi 3000 parcela ndërtimi dhe 3000 banesa të cilat mundë të përshtaten me projektet qeveritare “bli shtepi për të rinjë” dhe “bli shtepi bli banesë”. Ministri i financave Zoran Stavrevski theksoi se ndërtimtaria është një shtyllë e rëndësishme e ekonomisë.
“Ndërtimtaria si fushë është e rëndësishme në strategjite ekonomike dhe politike të qeverisë. Ajo paraqet një mbështetje për ekonominë e vendit dhe e ndihmon atë në shumë mënyra. Fillimisht nëpërmjet rritjes së investimeve publike përkatësisht projekteve të mëdha kapitale dhe shumë projekteve tjera siç janë norma preferenciale e TVSH-së prej 5% për shkëmbimin e parë të banesave që ka ndikim në cmim si dhe projekti bli shtëpi për të rinjë që startoi këtë vitë dhe është vazhdim i projektit bli shtëpi bli banes i cili ka filluar nga viti 2012”, tha Zoran Stavrevski, ministër i finacave.
Për kompanitë panairi është një mundësi e mirë për tu njohur me kërkesat e qytetarëve.
“Ne meremi me ndërtim të lartë. Ndërtojmë komplekse banesore dhe komerciale. Kjo është hera e katërë që marim pjesë si ndërtues . Panairi na ndihmon që ne të shohim se çfarë kërkojnë klientët dhe njëkohësisht i njoftojmë klientët me projektet tona”, tha Albtrim Qira, përfaqësues i kompansë “Trim &Lum”.
“Me ndryshimet e reja të projektit blej shtëpi për të rinjë interesimi për banesa është ritur. Qytetarët më së shumti janë të interesuar për banesa me madhësi prej 40 deri më 60 metra katror”, tha përfaqësues i kompansë “Gold Art”.
Panairi do të jet i hapur deri më 5 mars ndërsa pritet numri i vizitorëve të ari deri në 50 mijë.
REJHANE BUSHI-METAJ
