SHBA, të shtëna në një shkollë, 4 të lënduar

01.03.2016 17:16

Një adoleshent 14-vjeçar ka qëlluar me armë zjarri në restorantin e një shkolle në Ohio të Shteteve të Bashkuara të Amerikës...

Raportohet për katër nxënës të plagosur, derisa ishin duke ngrënë kur i riu qëlloi, duke shkaktuar një skenë kaotike.

Policia amerikane e ka identifikuar të dyshuarin si James Austin Hanckock 14 vjeç.  Ai është marrë në paraburgim dhe përballet me akuza për tentativë vrasje, sulm kriminal si dhe kërcënime terroriste.

Ai nuk ka bërë me dije arsyet e këtij akti që shkaktoi plagosjen e katër nxënësve, të cilët fatmirësisht ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

“4 nxënës janë te lënduar , 2 ishin qëlluar me armë zjari ndersa 2 të tjerë mund të kenë qenë goditur nga predhat duke u përpjekur për tu larguar nga rruga” – tha Anthony Dwyer, sherif i Vendit.

Incidenti shkaktoi shqetsim te prindët e nxënësve të kësaj shkolle.

"Ishte e dhimbshme,  ishte shumë vështirë për ti dhenë makines, vështirë për t'u përqëndruar. Unë vetëm jam  duke e lutur Perëndinë që çdo gjë të jetë në rregull me të gjithë djemtë" – deklaroi Ken Gairland, Prindër.

Autoritetet bënë me dije se autori ishte nxënës i kësaj shkolle,  përderisa dy helikopterë ishin angazhuar për të dërguar nxënësit në spital.

Shkollat e mesme në Middletoën dhe Madison ende nuk kanë bllokuar plotësisht procesin mësimor. (Gazmend Kurtishi, TVM2)