Simbolet fetare dhe etnike, SHBA dhe BE: Respekt dhe mirëkuptim reciprok
Pas vënies së themelit për ndërtimin e kryqit në Butel, postamentit të shqiponjës në Çair dhe paralajmërimeve për ndërtimin e simboleve të ngjashme në disa komuna me popullatë të përzier etnike dhe fetare, kanë reaguar edhe ambasadat e huaja në vend...

Nga ambasada e SHBA-ve këkrojnë tolerancë, respekt të ndërsjellë he evitim të incidenteve “Inkurajojmë komunitetet fetare dhe etnike të Maqedonisë të përqendrohen në forcimin e respektit dhe mirëkuptimit reciprok në të gjithë komunitetet”, thonë nga ambasada e SHBA-ve në Shkup.
Vendosjen e simboleve fetare dhe etnike, I ka komentuar edhe ambasada e Bashkimit Evropian.
“Të gjithë qytetarët janë të barabartë në liritë dhe të drejtat e tyre, pavarësisht nga gjinia, raca, ngjyra e lëkurës, prejardhja kombëtare dhe sociale, bindja politike dhe fetare, pozitës pronësore dhe shoqërore. Kushtetuta garanton lirinë e besimit fetar dhe të drejtën për të shprehur besimin e lirë dhe publik, individual apo me të tjerët. Komunitetet dhe grupet religjioze janë të ndara nga shteti dhe të barabartë para ligjit”, thonë nga nga ambasada e BE-së në Shkup.
