Eurokomesari Han, takim me ministrat e transportit të Ballkanit
Ministrat e transportit dhe energjetikës të gjashtë vendeve të Ballkanit Perendimor në Bruksel kanë zhvilluar një takim me eurokomisionerin Johanes Han...

Ministrat dhe eurokomisioneri Han janë fokusuar në marrëdhëniet e mira fqinjësore, bashkëpunimin rajonal, si dhe integrimin e vendeve të Ballkanit Perendimor në BE.
“Synimi ynë është përmrësimi I bashkpunimit rajonal dhe zhvillimit ekonomik, si një prej mjeteve të përbashkëta për plotësimin e standardeve evropiane, dhe plotsimin e kritereve për anëtarsimin në BE. Kemi rënë dakord për të punuar në drejtim të krijimit të një tregu rajonal të energjisë elektrike”, thuhet në komunikatën e përbashkët të eurokomisionerit Johanes Han dhe gjashtë ministrave të Ballkanit Perendimor.
Në Bruksel ishte prezent edhe ministri i transportit dhe lidhjeve të Maqedonisë Vllado Misajlovski, i cili në takim ka treguar se cilat projekte do të jenë prioritetet kyçe të Maqedonisë, për të cilat do të duhet edhe ndihmë e BE-së , si dhe ka informuar për projektet e bëra apo ato që janë në realizimin e sipër.
“Hekurudha, apo koridori 8 mbetet njëra nga projektet më të rëndësishme të Maqedonisë, për të cilat do të na duhen mjete shtesë të cilat mund ti marrim nga fondet e BE-së, për impementimin e tërësishëm të projektit. Unë shpresoj se do të ketë ndihmë nga BE për ktë projekt, dhe bashkë me ata do ta ndërtojmë këtë projekt të madh” – tha ministri i Transportit dhe Lidhjeve të Maqedonisë, Vllado Misajllovski.
Ky takim vjen si parapërgaditje për mbledhen që do të mbahet në Paris, në qershor dhe korrik, i cili do të jetë në nivel të kryeministrave. (Ersan Pajaziti, TVM2)
