Rezoluta e PE-së, Analistët: Të meret seriozisht nga politikanët e vendit

01.03.2016 18:02

Sipas tyre vendi duhet ti lë anash lojrat ballkanike dhe të punojë në instalimin e vlerave demokartike për tu kyçur në familjen europiane...

Rezoluta e komitetit për politikë të jashtme të parlamentit europian që përmban rekomandim të kushtëzuar për çeljen e negociatave për anëtarësim të Maqedoninë në BE me organizim të zgjedhjeve të sukseshsme më 5 qershor duhet të meret seriozisht nga klasa politike e vendit, në të kundërtën vendi mund të thellohet të kriza të reja.

Vlerësimi vjen nga profesorët universitar Qashif Bakiu dhe Denko Malevski.

Sipas tyre vendi duhet ti lë anash lojrat ballkanike dhe të punojë në instalimin e vlerave demokartike për tu kyçur në familjen europiane.

“Këto elemente të cilat përmenden edhe në rezolutën në fjalë por edhe gjatë deklaratave të faktorit ndërkombëtarë, nuk janë interes i faktorit ndërkombëtarë por janë interes i vetë vendit dhe nëse duhet të flasim më sinqerisht në këtë drejtim këto nuk janë edhe dëshirë edhe e vetë opozitës por paraqiten si një nevojë për një shoqërinë tonë nëse pretendojmë të jemi një shoqëri demokratike“ – tha profesori universitar, Qashif Bakiu.

“Njerëzit në pushtet një kohë më të gajtë po humbin kredibilietin sikurse në sytë e faktorit ndërkombëtarë ashtu edhe brenda duke luajtur disa lojra ballkanike me pretendimet se mund të kalohet edhe ndryshe në vend se të realizohet ajo që kërkohet nga ne. Mendoj se nuk duhet lejuar që të na tregojnë se testet e jashtme nuk mundet ndryshe ti kalojmë përpos me mund dhe punë, dhe ky është momenti që këtë pushteti do të duhet ta dëshmojë” – u shpreh analisti, Denko Malevski.

Profesorët Bakiu dhe Malevski thonë se rezoluta kundërshton edhe qëndrimet e Gruevskit se ai ka marrë garanci nga faktori ndërkombëatrë për mbajtjen e zgjedhjeve më 5 qershor, midis tjerash pa u negociuar çështja e mediave dhe organizimi i zgjedhjeve.

“Askush e më së paku faktori ndërkombëtarë nuk do të lejojë që dikush të prekë mbi vullnetin e popullit mbi diçka që është ngritur një vlerë mjaft e lashtë dhe mjaft bashkëkohore sikurse është demokracia liberale e sotshme dhe dikush të prekë mbi vullnetin e qytetarit” – deklaroi profesori universitar, Qashif Bakiu.

“Ka edhe lojtarë të tjerë në marrëdhëniet ndërkomëbtare të cilët më ashpër I shohin punët. SHBA-të bashkë me BE-në këmbëngulin që tu përmbahemi kritereve për anëtarësim ashtu që kjo mund të tregohet si pozitë e gabuar e partisë në pushtet dhe mund të na kushtojë shtyerje të zgjedhjeve apo edhe thellim të krizës” – tha analisti, Denko Malevski.

Profesorët konsiderojnë se çështja e inetegrimeve ka rënë në rend të katërt apo të pestë. Nëse bëhen sondazhe sipas tyre do të shihet se kjo ide edhe tek qytetarët është në zbehje pasiqë shteti po përballet me probleme të natyrave tjera duke anashkaluar eurointegrimet. (Meral Ismaili, TVM2)