Maqedonia dhe Greqia vërshohen nga refugjatët, qendrat e pranimit në Maqedoni të stërmbushura

01.03.2016 18:08

Po thellohet kriza e refugjatëve në kufirin jugor Greqi-Maqedoni dhe në portin e Piresë...

Greqia është e rrethuar pothuajse nga të gjitha anët me refugjatë dhe nuk din se si të përballet më ta.

Mbi 5 mijë refugjatë qendrojnë në terminalet e udhëtarëve, ndërsa në ishujt grekë ka mijëra të tjerë të cilët presin të transportohen deri te pjesa kontientale e vendit.

Përfaqësuesit e organizatës ndërkombëtare, mjekët dhe të gjitha institucionet greke punojnë fuqimisht për t’i ofruar kushte dhe ndihmë refugjatëve, por situata është tejet serioze dhe e vështirë për tu menaxhuar. Gjatë ditës së sotme kanë arritur dy tragetë me rreth 1 mijë refugjatë në portën e Piresë. Orë e çast po ndryshon situata edhe në Idomeni.

Përgjatë kufirit Maqedoni-Greqi janë grumbulluar mbi 8 mijë refugjatë, të cilët presin për tu tranzituar në vendet e BE-së. Qendrat e pranimit në Gjevgjeli dhe Tabanocë janë të shtërmbushura me refugjatë.  

“Unë vij nga Pakistani, dhe para 3 ditëve më arrestoi policia greke. Tashmë ata nuk më lëshohojnë të këthehem, as nuk mund të shkojë në Evropë. Nuk e di se si do t’ja bëjë”.   

“Gjendja është shumë e vështirë. Ne jemi këtu 4 ditë dhe me tjera fjalë nuk mund të shpjegohet situata dhe ajo që ne po përjetojmë këtu”. 

“Pata një netë shumë të vështirë. Më duket vetja si në ankth, njerzit janë të uritur dhe nuk mund ta kontrollojnë vetën”.

“Unë e zgjodha Gjermaninë por akoma nuk e di se kur do të arrijë  atje. Tashmë as para nuk kemi shumë, sepse ato që patën i shpenzuam për të blerë ushqim këtu” – thanë disa nga refugjatët e intervistuar.                                               

Të gjitha media ndërkombëtare, organizatat humanitare dhe liderishipi evropian janë duke e përcjellur situatën me grumbullimin e refugjatëve në Idomeni. Deri në këto momente nuk është regjistruar asnjë incident.

Shumica e refugjatëve natën e kaluar qendruan nën tenda, ndërsa sot me shpejtësin e dritës janë duke u shtuar tendat improvizuese në Idomeni për refugjatët e tjerë që do të arrijnë gjatë  kësaj mbrëmje.

Greqia para disa ditëve ka paralajmëruar se do të ndërtojë tenda në Kukush, 20 kilomentra larg qytetit të Dojranit, por kjo nuk e  cënon sigurinë e qytetit thonë autoritetet komunale.    

“Nga Greqia patëm paralajmërim se një grup prej 5 mijë refugjatësh janë duke drejtuar në drejtim të Dojranit, por deri më tani një gjë e tillë nuk ka ndodhur. Kemi bashkëpunim të mirë me autoritet greke dhe shkëmbejmë informacione të vazhdueshme për gjendjen në fjalë”  - tha Kryetari i Komunës së Dojranit,  Borçe Stamov.

Autoretet e vendit angazhuan edhe 700 ushtarë të tjerë  nga Armata e Maqedonisë që do të ruajn kufirin me Greqinë.

Në nivel ditor në Maqedoni lëshohen rreth 500 refugjatë për të transituar drejt BE-së. Grumbullimi i refugjatëve në zonën ndërkufitare Maqedoni- Greqi u shkaktua si pasojë e reduktimit të kuotës së pranimit të refugjatëve në Evropë. Ndërsa parashikimet e autoriteve evropiane janë se ky numër do të vazhdojë të rritet edhe në ditet në vijm.

Ndërsa autoritetet e Maqedonisë kanë thënë se nuk do të lejhojnë që vendi të shëndrrohet në depo të emigrantëve dhe do të pranojnë refugjat aq sa do të jenë të gatshme për të pranuar vendet e BE-së. (Rexhep Qamili, TVM2)