“Filipi i Dytë” me hapësirë të re për punë, rradhitet në klinikat më moderne evropiane

01.03.2016 18:13

Klinika “ filipi i dytë” tani më mund të rradhitet në mesin e klinikave më moderne evropiane dhe aparatura e re do të ju mundësoje pacientëve shërbime edhe më cilësore nga ajo që kishin deri më tani...

Kështu u shpreh drejtori i kësaj klinike dr. Zhan Mitrev në ceremoninë e hapjes se objektit të ri e cila shënon përvjetorin e 16 të fillimit me punë të klinikës si dhe intervenimit të parë “by pass”.

“Pas gjithë asaj që është bërë si në ndërtesë poashtu edhe në teknikën medikale paraqet një ndër spitalet më moderne në Evropë. Me këtë Maqedonia fiton një gjë të veçantë diçka me të cilën në sferën e mjekësisë mund të krahasohet me cilindo shtet të zhvilluar. E gjithë aparatura është e instaluar dhe është e testuar. Para disa ditëve derguan një kërkesë deri në Ministrin përkatëse kështu që jemi në pritje të procedurës në vazhdim dhe besoj se për 10 ditë do ta marrin lejen për punë” – deklaroi Drejtori i Klinikës “Filipi i Dytë”, Zhan Mitrev.

Objekti i ri posedon hapësirë 5 herë më të madhe nga ajo ku është punuar deri më tani por për t’u transferuar në tërësi në objektin e ri duhet një kohë e caktuar deri sa të përvetësohet puna dhe të ambientohet ekipi.

Zhan Mitrev shtoi se stafi i deriatnishëm ka numëruar 220 punëtorë me gjasë se do të ketë nevojë për punësime të reja. (Leunora Kaliqi, TVM2)