Botë

Një gjeneral irakian është vrarë gjatë sulmit të një vetëvrasësi me bombë

01.03.2016 18:49

Komandanti i operacioneve "Xhazira" dhe "Badia" të armatës irakiane, gjenerali Ali Abud është vrarë në një sulm terrorist të kryer nga katër vetëvrasës me bombë...

Komandanti i operacioneve "Xhazira" dhe "Badia" të armatës irakiane, gjenerali Ali Abud është vrarë në një sulm terrorist të kryer nga katër vetëvrasës me bombë, kumtuan sot Forcat e armatosura të Irakut.
 
Sulmi është kryer në bazën ushtarake "Hadita" në afërsi të qytetit me të njejtin emër dhe liqenit artificial në Irakun verilindor, nga ana e pjesëtarëve të grupit xhihadist Shteti islamik (SHI), të veshur me uniforma ushtarake irakiane.
 
Së bashku me gjeneralin gjatë sulmeve janë vrarë edhe nëntë ushtarë, ndërsa tetë të tjerë janë plagosur.
 
Xhihadistët fillimisht kanë kryer sulm ndaj hyrjes së bazës, e më pas njëri prej tyre ka hyrë në zyren e gjeneralit dhe e ka aktivizuar bombën e ngjitur në trupin e tij. Dy të tjerët më pas kanë kryer sulme në disa lokacione në bazë.
 
Hadita ndodhet 190 km larg Bagdadit. Qyteti me rajonin përreth digës janë ndër lokacionet e pakta në provincën sunite Anbar, të cilat nuk janë nën kontrollin e xhihadistëve sunitë të SHI-së.
 
Forcat qeveritare, të ndihmuar nga forcat sunite fisnore dhe të mbështetura nga ajri nga koalicioni i kiryesuar nga SHBA-ja, arrijnë 18 muaj të mos e lejojnë SHI-në t amrrë kontrollin ndaj Haditës./mia