Botë

Tusk: Evropa t'i hap kufijtë

01.03.2016 19:29

Evropa duhet të kthehet drejt politikës së kufijve të hapur, deklaroi në Vjenë kryetari i Bashkimit Evropian, Donald Tusk...

"Sot hapim faqe të re në luftën kundër krizës migruese dhe ajo quhet 'Kthimi i shengenit'", theksoi Tusk pas takimit me kancelarin austriak, Verner Fajman.
 
Vjena është faqja e parë e turneut katërditor të Tuskut nëpër rutën ballkanike të migrantëve.
 
"Jemi të obliguar së bashku të bartim pasoja humanitare nga vendimi ynë", theksoi Tusk dhe apeloi të etmbështet Greqia për shkak të migrantëve të bllokuar, të cilët më nuk mund të udhëtojnë nëpër rutën ballkanike.
 
Kryetari i BE-së sonte e vizitoi Lubjanën, ndërsa nesër Zagrebin dhe Shkupin, ndërkaq të enjten do ta vizitojë Greqinë dhe Turqinë./mia