Botë

Bin Laden i lë amanet 29 milion dollarë xhihadit

02.03.2016 12:39

Ish lideri i Al Kaedës Osama Bin Laden kishte lënë amanet që pasuria e tij prej 29 milionë dollarë të përdorej për të financiuar xhihadin në mbarë botën...

Në një nga fletët e shkëputura nga 113 faqet që u sekuestruan nga forcat amerikane gjatë operacionit që solli edhe vdekjen e Bin Laden në vitin 2001, besohet se është shkruar edhe amaneti i fundit i themeluesit të organizatës më të njohur terroriste.  
 
Dokumenti besohet se është shkruar në Sudan rreth vitit 1990 dhe tregon se si Bin Laden dëshironte ta shpërndante pasurinë. 1 përqind do t’i shkoj Mahfuz Ould al Ualid shkruan Bin Laden, ky i fundit një prej militantëve më të vjetër të Al Qaedës. Premtoj se do i jap edhe më shumë nëse rrezon qeverinë e Sudanit, vend ku Bin Laden ka jetuar për 5 vite.
 
Ndërsa një përqind tjetër ish kreu i Al Kaedës e kish caktuar për personin që e ndihmoi të ngrinte bizneset e tij në Sudan, inxhinierin Abu Ibrahim Al-Iraki Sad. Më pas Osama Bin ladeni i ka vendosur detyrë të afërmve të tij që pjesën tjetër ta shfrytëzojnë për të mbështetur luftën e shenjtë.
 
“Shpresoj që motrat, vëllezrit dhe të afërmit e mi të më binden dhe ta shpenzojnë pë xhihad pjesën e mbetur të parave që kam lënë në Sudan”- shkruan Bin Laden.
 
Në një tjetër letër e cila daton më 15 Gusht 2008 ai i kërkon të atit të kujdeset për gruan dhe fëmijët e tij duke i kërkuar edhe falje nëse ka bërë diçka që babai nuk e ka aprovuar.
 
LEONORA KALIQI