Botë

Bridllav: Me refugjatët në Evropë çdoditë hyjnë edhe terroristë

01.03.2016 22:08

Komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Filip Bridllav sot paralajmëroi se terroristë...

Komandanti suprem i forcave të NATO-s në Evropë, Filip Bridllav sot paralajmëroi se terroristë, kriminelë dhe luftëtarë të huaj çdo ditë hyjnë në Evropë, së bashku me refugjatët.
 
Ai në Konggresin amerikan theksoi se lëvizja e atyre elementeve të rrezikshme është "maskuar" me valën e refugjatëve.
 
Sipas Bridllav, grupi ekstremist Shteti islamik "po përhapet si kancer në mesin e refugjatëve", ndërsa me atë rast përdorë rrugë ku përballet me rezistencën më të vogël, duke iu kërcënuar vendeve evropiane dhe SHBA-së me sulme terroriste.
 
Bridllav, anëtarëve të Komitetit ushtarak të Senatit u deklaroi se lëvizjet e refugjatëve duhet të ndiqen me kujdes./mia