Maqedoni
Mot i vranët me periudha të shkurtëra me diell dhe kushte për shi të dobët
02.03.2016 08:58
Moti në Maqedoni do të jetë i ndryshueshëm, me vranësira dhe me periudha të shkurtëra me diell, me kushte për reshje lokale të shiut, posaçërisht më tepër do të përqëndrohet në pjesët perëndimore të vendit...

Do të fryjë erë e dobët deri mesatare, kryesisht nga drejtimi verior, ndërsa përgjatë Vardarit do të përforcohet.
Temperatura e mëngjesit do të lëvizë prej zero deri në gjashtë gradë, ndërsa e ditës prej 11 deri në 17 gradë.
Në Shkup do të jetë mot i ndryshueshëm, me vranësira dhe me erë mesatare nga drejtimi veriperëndimor.
Temperatura e mëngjesit do të ulet deri në katër gradë, ndërsa e ditës do të ngjitet deri në 13 gradë.
Në ditët në vijim vazhdon periudha e motit të ndryshueshëm me vranësira, me reshje të kohëpaskohshme lokale të shiut. Më tepër reshje priten të enjten, kur nga fundi i ditës era do ta ndryshojë drejtimin në atë verior, që do të sjellë ftohje, përkatësisht temperatura do të shënojë rënie për disa gradë. Në pjesët perëndimore në male reshjet do të kalojnë në borë, ku pritet të formohet edhe shtresë e re e borës./Mia
